Qeveria përmes portalit Transparenca.al ka reaguar duke përgënjeshtruar akuzat e Partisë Demokratike mbi përzgjedhjen e kandidatëve për gjyqtare në Strasburg. Qeveria thekson se kur ne pushtet ishte Berisha, gjithçka u mbajt në fshehtësi për gjyqtarin Ledi Bianku. Ndërsa sot, procesi është transparent, pasi thirrja për aplikim është publikuar në datën 18 korrik. Gjithashtu qeveria bën te ditur se është ngritur edhe një komision me anëtarë që gëzojnë përvojë të konsiderueshme profesionale dhe që janë përfaqësues të institucioneve të pavarura për përzgjedhjen e kandidatëve për gjyqtar në Strasburg.
Përsa i përket akuzave nga PD për shmangien e procesit të Vettingu-t, qeveria deklaron se nuk është e vërtetë, pasi përzgjedhja do të bëhet me parimet e Vetting-ut dhe aplikantët do dorëzojnë edhe formularin e pasurisë.
“Procesi për tre kandidatët është transparent”





