Arjan Ndoja, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Durrës, doli këtë të premte para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për t’iu nënshtruar procesit të Vettingut.

 

Ndoja tregoi se media ka ushtruar shumë presion mbi figurën e tij dhe se prindërit janë shqetësuar nga lajmet që sipas tij nuk janë të verteta.

 

“Prindërit janë shqetësuar, më kanë prishur rehatinë me lajme te pavërteta. Për punën time nuk mund të flitet siç thotë vëzhguesi i ONM. Për dosjet, ato s’kanë lidhje me dosjet e mia. Për ngjarjen ku janë thyer dy zyra të një prokurori të asaj kohe, ju kam sjellë kërkesën për gjykim ku personi nën akuzë akuzohet për ndërhyrje ne sistemin kompjuterik. Mua nuk më shqetëson asnjë sulm, por familjarët e mi ndihen te indinjuar kur shohin që paskan në shtëpi një person që paska kaq shumë probleme. Për sulmin le t’ia lëmë prokurorisë SPAK se kush ma bëri sulmin mua se akoma nuk e dimë, provat që janë gjetur ne makinë aty s’flitet per dosje dhe kjo është shumë e rëndësishme. Pas atentatit mora raport. Më merr një punonjës i KPK dhe si për rastësi nisi procesi i përshpejtuar. I thashë jam prokuror i Republikës se Shqipërisë dhe jam i plagosur, megjithatë ia vura në dispozicion çdo provë për procesin. Po e them këtë se janë bërë shume rastësi. Ndërsa mua më kanë vlerësuar në punën time gjykatat për hetimin, madje gjykatat kanë zbutur masën e dënimit dhe çështjet e mia kanë marrë të gjitha vendim të formës së prerë dhe s’më janë kthyer. Madje njëri nga këto subjekte që hetova ka kontakt të drejtpërdrejt me kryeministrin e vendit dhe i bëj thirrje vëzhguesit te OMN t’i marrë edhe këto dosje dhe t’i shikojë”, u shpreh Ndoja.

 

Arian Ndojës iu bë atentat në vitin 2019 në autostradën Durrës Tiranë ku mbeti viktimë shoferi i tij Andi Maloku ndërsa vetë prokurori u plagos nga të shtënat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *