E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:20 Në vijim ora 03:20: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Procesi i vettingut, ambasada e SHBA: Të gjithë do jenë të barabartë para ligjit

Ambasada amerikane në Tiranë përmes një videomesazhi ka kërë një përmbledhje të reformës në drejtësi.

 

Në një postim në Facebook, ambasada e SHBA njofton se gjatë kësaj jave do të flasë për ecurinë e procesit të vettingut ndërsa shton edhe disa pyetje se përse është I rëndësishëm procesi I rivlerësimit të gjykatësve e prokurorëve.

 

Reklamë

Ambasada sqaron më tej se procesi I vettingut do të sigurojë që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit. Ajo u bën apel më tej qytetarëve që të shohin edhe të mësojnë sesi do e ndryshojë procesi I vettingut sistemin e drejtësisë.

 

“Në videon tonë të fundit, ne ju njohëm me një përmbledhje të reformës në drejtësi. Këtë javë, do të flasim për vetingun. Me siguri ju keni dëgjuar për këtë proces, por përse është vetingu i rëndësishëm? Përse reforma në drejtësi vendosi një proces rivlerësimi për gjykatësit dhe prokurorët dhe si do e ndryshojë kjo sistemin shqiptar të drejtësisë? Shihni këtë video dhe mësoni se si procesi i vetingut do të sigurojë që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit”

Më shumë video

Reklamë