Subscribe

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor për dosjen “Shullazi”, Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e prokurorisë dhe mbrojtjes pėr ballafaqimin e biznesmenit Ylvi Beqaj me ish-shoferin e tij Besnik Musai, por dhe me bodygardin personal Romeo Tarja. Diçka e tillë bëhet për të hedhur dritë mbi kërcënimet  që merrte biznesmeni nga Shullazi, por dhe kontratën për ish-hotel “Vollgën”.

 

Besnik Musai ish-shofer i biznesmenit Ylvi Beqja mbrohet pas kërcënimeve të bëra ndaj familjes së tij.  Para disa seancash dëshmitari 27 vjeçar foli për kontratën e dhurimit të bërë nga Ylvi Beqja për Emiljano Shullazin. Ai tha para gjykatës se në kohën kur diçka e tillë ishte bërë, dy palët pasi debatuan Shullazi i vuri pistoletën në bark Ylvi Beqajt.

 

Por ndryshe nga Musai, ish-truproja i biznesmenit tregoi para Gjykatës së Krimeve të Rënda se nuk kishte konstatuar kërcënime dhe veprime të dyshimta nga të pandehurit, gjatë kohës kur ata takoheshin me Beqjan. Sipas Romeo Tarjas, Beqja, Gilmando Danin dhe Endrit Qyqjan i konsideronte miq, madje në një rast i kishte thënë se ishin me fat që i kishte bërë miq.

 

Ballafaqimet sipas mbrojtjes do të nxjerrin në dritë nëse biznesmeni ka qenë i kërcënuar prej të pandehurve.

 

Po ashtu ballafaqime dëshmitarësh do të ketë dhe mes noteres Aida Saphiu me Ylvi Beqjan pėr tė zbardhur detajet për kontratën e dhurimit pėr ish-hotel “Vollgën”.

 

Emiliano Shullazi dhe katër të arrestuarit e tjerë akuzohen për “gjobëvënie”, “kanosje” dhe “grup të strukturuar kriminal”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *