Subscribe

Për herë të parë, regjistrimi në shkolla për klasat e para do të bëhet online.

 

Ky proces do të realizohet nëpërmjet portalit e-Albania, për 182 shkolla publike të vendit. Pas identifikimit në faqen digjitale, hapi i radhës është plotësimi i të dhënave në shërbimin “Regjistrim në klasë të parë”, pa dokumente shtesë, pasi programi i siguron ato elektronikisht.

 

NEVILA REPISHTI

DREJTORE E PORTALIT “e-ALBANIA”

“Është një proces shumë i thjeshtë, i cili nuk zgjat më shumë se një minutë, dhe nuk ka asnjë dokumentacion shtesë që nevojitet.”

 

Pas plotësimit të kërkesës, ajo shqyrtohet nga shkolla përkatëse dhe përgjigjja e pranimit apo refuzimit përcillet te aplikuesi nëpërmjet adresës së e-mailit.

 

 “Të dhënat e formularit online që duhen plotësuar, është një saktesim i bashkisë, njësisë administrative, rrugës dhe më pas përzgjedhjes së sistemit që t sugjeron vetë sistemi.”

 

Sistemi të përcakton sipas njësisë administrative edhe institucionin arsimor, të cilit i përket procesi i regjistrimit. Për këtë arsye, prindi apo kujdestari ligjor nuk ka mundësinë e zgjedhjes së një shkolle preferenciale, jashtë zonës së tyre të banimit.

 

“Kufizimi i ndërlidhjes së rrugës dhe shkollës përkatëse, është sipas ndarjes administrative.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *