Politikë
Procedurat për zgjedhjen e Presidentit

Konferenca e kryetareve te grupeve parlamentare, ka diskutuar mbi procedurat per zgjedhjen e Presidentit te Republikës. Mësohet se kryetari i kuvendit Ilir Meta është shprehur gjate mbledhjes se do t’i kërkoje Drejtorisë se Shërbimit Juridik, nje informacion mbi afatet ligjore, qe lidhen me nisjen e procedurave. Sipas afateve te përcaktuara ne Kushtetute, fillojnë jo me herët se data 13 prill, dhe jo me vone se 9 korriku. Ne baze te kësaj memoje qe pritet te mbërrije nga shërbimi juridik, konferenca e kryetareve do te vendose nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut te ri te shtetit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




