Video · Politikë
Procedohet penalisht Xhelal Mziu
Policia e Dibrës procedoi penalisht Drejtuesin Politik të PD në Dibër, Xhelal Mziu.
Një veprim i tillë erdhi pas kërcënimeve të tij nga Maqellara se kushdo që tenton të blejë vota, do ta pësojë si Pjerin Xhuvani në Elbasan.
Reklamë
Mziu akuzohet për veprën penale “Thirrje për armatosje ose marrje të padrejtë të komandës”.
Vetë kandidati demokrat reagoi, duke shprehur pendesë për deklaratën e tij.
Më shumë video
Reklamë




