Policia e Tiranës procedoi në gjendje të lirë 10 deputetë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste per Integrim, të cilët sipas saj kundërshtuan efektivet e policisë gjatë protestës së opozitës. Të kallëzuar janë Monika Kryemadhi, Edi Paloka, Grida Duma, Ervin Salianji, Flamur Noka, Gent Strazimiri, Florida Kerpaçi, Klevis Balliu, Kejdi Mehmetaj dhe Endrit Brahimllari. Sipas kodit penal, deputetët rrezikojnë dënimin nga gjobe, deri në gjashtë muaj burgim.

 

Nga ana tjetër deputetet Noka, Duma e Paloka akuzohen edhe per prishje te rendit e qetësisë publike dhe rrezikojnë deri ne dy vite burgim. Gjatë protestës së opozitës u arrestuan në flagrancë 6 të rinj, si dhe u proceduan dy të tjerë në gjendje të lirë. Një ditë më parë protestuesit çanë kordonin e policisë, ndërsa nga përplasja  pati dhe 6 efektivë të plagosur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *