Bledion Nallbati ishte një nga deputetët e PD i cili shkaktoi jo pak përplasje me policinë e shtetit.
Jo vetëm goditje ndaj tyre, por edhe bllokime të mjeteve të policisë duke u kapur pas hekurave.
Nallbati së bashku me 13 deputetë të tjerë të opozitës si Gazmend Bardhi, Albana Vokshi, Luan Baçi, Oerd Bylykbashi, Asllan Dogjani etj nuk i kanë kursyer përplasjet gjate mosbindjes civile organizuar mbrëmjen e së martës.
14 deputetët akuzohen nga policia për pengim të qarkullimit, grumbullime të paligjshme, mosbindje të urdhrave të policisë si dhe prishja e qetësisë publike.
Hetimit në gjendje të lirë nuk i ka shpëtuar as Flamur Noka. Përplasjet që ai shkaktoi me policinë e kanë vendosur deputetin nën hetim në gjendje të lirë i akuzuar për pengimi te qarkullimit,goditjet për shkak të detyrës dhe organizimi dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme.
Në total janë 15 deputetët të proceduar, ndërkohë që blutë kanë proceduar gjithashtu edhe 64 qytetarë në lidhje me protestën e zhvilluar në 5 akse rrugore të rëndësishme në Tiranë.
Nga ana tjetër, efektivët kanë arrestuar 2 persona, njëri prej tyre për shkak se goditi me grusht një drejtues mjeti.
Ajo që ra në sy gjatë protestës ishin dhe veprimet e disa përfaqësuesve të forcave opozitare për të bllokuar mjetet e policisë. Një nga protagonistët ishte Tedi Blushi, i cili hipI sipër mjetit ujëhedhës.
Gjatë protestës së opozitës, policia tentoi që të dialogojë me deputetët në mënyrë që të mos bllokojnë rrugët. Në momentin që nuk pati konsensus mes tyre, efektivët tentuan që ti largonin nga akset rrugore, moment që krijoi përplasjes fizike mes protestuesve dhe policisë. U desh ndërhyrja me gaz lotsjellës dhe e mjeteve ujëhedhëse për të shpërndarë turmat./vizionplus.tv





