E hënë, 9 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Procedohen 20 persona për protestën

Policia e Shtetit ka proceduar 20 persona, të cilët sipas saj krijuan tension dhe goditën forcat e rendit gjate protestës se djeshme para kryeministrisë dhe Ministrisë se Brendshme. Procedimi bëhet për shkak se ata kanë kundërshtuar urdhrat e policisë dhe kanë shkelur lejen e dhënë për zhvillimin e protestës.

 

Por mësohet se ata do të ndiqen në gjendje të lirë. Vendimi u mor pas analizave dhe këqyrjes së pamjeve filmike të regjistruara nga vetë forcat e policisë gjatë protestës. Tubuesit kanë goditur me gurë, rrjetë hekuri dhe shkopinj forcat e policisë përballë kryeministrisë si dhe në ambientet para Ministrisë së Brendshme. Si pasojë e incidenteve përgjatë protestës së opozitës u lënduan 11 efektivë të policisë. Ndërkohë që tre protestuesve iu dha ndihma mjekësore.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë