Kronikë
Procedohen 12 organizatorët e protestës së këngëtarëve

12 organizatorët e protestës së djeshme të këngëtarëve kundër aktit normativ të qeverisë u proceduan penalisht nga Policia e Shtetit.
Ata akuzohen për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “Pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Reklamë
Gjatë tubimit të mbajtur të hënën pati edhe përplasje mes protestuesve dhe policëve, të cilët u kërkuan të shpërndaheshin.
Këngëtarët kundërshtuan mbylljen e lokaleve të natës dhe diskove për shkak të pandemisë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




