Subscribe

Prokuroria e Tiranës regjistroi nje procedim penal per Bankën e Shqipërisë, e cila dyshohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 4 milionë eurosh. Burime pranë organit te akuzës, thanë se hetimet nisën pas kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për mënyrën se si Banka e Shqipërisë ka bërë nxjerrjen nga tregu të kartëmonedhave nga viti 2010 deri në vitin 2014, kohë në të cilën guvernator ka qenë Ardian Fullani. KLSH pretendon në një raport te siguruar me herët edhe nga Vizion Plus, se bankat e nivelit të dytë ja kanë blerë qytetarëve këto kartëmonedha me 80 perqind të vlerës së tyre, ndërsa Banka e Shqipërisë ia ka blerë këtyre bankave këto kartëmonedha, me 100 përqind të vlerës së tyre. Diferenca prej 20 përqind thotë KLSH në kallëzim është përfituar në mënyrë të paligjshme nga bankat.
Për dëmin e shkaktuar i cili përllogaritet rreth 4 milionë euro, Prokuroria e ka regjistruar kallëzimin me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Burimet thanë se do merren në pyetje personat të cilët kanë drejtuar Bankën e Shqipërisë në atë periudhë, ndërsa pritet verifikimi se cilat banka kanë përfituar shumat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *