E hënë, 9 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Procedim penal ndaj kryebashkiakut të Pogradecit

Procedohet penalisht kryetari i bashkisë se Pogradecit Eduard Kapri. Specialistet e seksionit për krimet, bëjnë te ditur se procedimi nisi pas kallëzimit te bere ne polici nga përmbaruesi Florian Beqaraj, i cili pretendon se është penguar dhe goditur nga Kapri, ne momentin qe ka shkuar ne bashki, për te ekzekutuar nje vendim gjyqësor për ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve. Behet fjale per rikthimin ne detyre te Drejtorit te Ujësjellësit, Valter Gora, te shkarkuar nga kryebashkiku. Ky i fundit, ka mohuar te ketë goditur përmbaruesin Beqaraj. Ndërkohe, mësohet se janë sekuestruar pamjet e kamerave te sigurisë se bashkisë, pasi i gjithë debati është zhvilluar ne këto ambiente.

Vazhdo të lexosh

Reklamë