Rita Ora nuk ia ka dalë të jetë e pranishme në festivalin ‘Salstice’ në Iceland, për shkak të një problemi shëndetësor dhe kështu që i është dashur ta anullojë.

Ajo ka publikuar një foto në ‘Instastory’ ku i ka shpjeguar të gjithë ndjekësve se arsyeja e anullimit ka qenë një infeksion në gjoks.

 

‘Doktorët më kanë sugjeruar të qëndrojë në qetësi për pak kohë derisa të shërohem. Isha shumë e emocionuar të isha pjesë e këtij festivali dhe të kaloja kohë në Iceland. Zakonisht nuk jam shumë e qetë kur më duhet të anullojë koncerte sepse nuk dua të zhgënjejë fansat e mi të mrekullueshëm, gjithashtu sepse jam shumë mirënjohëse për këto mundësi dhe më pëlqen shumë të performojë”, ka shkruar Rita./ Living

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *