E premte, 6 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Lifestyle

Problemet nga çamçakëzi!

Çamçakëzë është një produkt që pjesa më e madhe e njerëzve e kanë të pamundur ta eleminojnë nga përdorimi i përditshëm.

 

Sheqeri që gjendet tek disa çamçakëzë është një përbërje që shkakton probleme për shëndetin e dhëmbëve prandaj duhet të keni kujdes dhe ta përdorini atë pa përmbajtje sheqeri.

 

Reklamë

Sipas ekspertëve dhe stomatologëve përtypja e çamçakëzve mund të shkaktojë simptoma të çrregullimeve, duke përfshirë dhimbje lidhur me muskujt e nofullës për përtypje dhe nyjet që lidhin nofullën e poshtme me kafkën.

 

Përdorimi i tepruar i çdo grupi të muskujve dhe çdo nyje mund të shkaktojnë dhimbje apo probleme shëndetësore duke çuar tek ngërçet e muskujve të nofullës, kokës, qafës.

 

Ndërsa ekspertët thonë se me kalimin e kohës nga përdorimi i çamçakëzit mund të shkaktojë dhimbje të kokës, veshëve dhëmbëve, por ata lanë të kuptohet që nëse çamçakëzi përdoret në masën e duhur nuk do të përbëjë asnjë problem për organizmin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë