Subscribe

Avokati Alban Duraj ishte i ftuar në studion e emisionit “7pa5” në ekranin e Vizion Plus me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova për të folur lidhur me problematikat e trashëgimisë së pronave. Sipas avokatit, pikënisja e problemit është te ligji 7501, i cili shpërndau pronat jo te pronarët që i kanë pasur.

Duraj: Viti i ri ka nisur me probleme, duke nisur që nga ato familjare e deri tek ato të pronës. Ligji 7501 ka sjellë problematikën fillestare e cila është e tarshëguar në këto 34 vite, për arsye sepse pronat nuk iu kthyen atyre që i kanë pasur. Kjo ka qenë fillesa që ka sjellë këtë problematikë. Nëse prona do kthehej tek ata që e kanë pasur para viteve ’45 nuk do ishin këto problematika të ndryshme.

Lexo edhe :

Related Posts

Vrasjet vijnë për shkak sepse disa familje mund të jenë pronarë të vjetër që para viteve ’45. Konflikti lind sepse një nga pjesëtarët e familjes nuk ka pasur mundësi ligjore për të përfituar pronë dhe konflikti vjen sepse pjesëtari që ka jetuar në qytet i kërkon pronë vëllait që ka jetuar në fshat, i cili e ka përfituar pronën.

Ne duhet të mësojmë të respektojmë ligjin dhe çdo gjë ta bëjmë të shkruar. Shpesh herë rastis që shumë fëmijë të cilët prindërit mund të kenë një pronë të caktuar, ata e kërkojnë këtë pronë pa ndërruar jetë apo pa ia lënë me testament prindi. Shumë të rinj nuk e konceptojnë dot që ata nuk kanë asgjë nëse nuk është vullneti i prindit për t’ia dhuruar apo për t’ia lënë me testament. Vullneti i prindërve duhet respektuar. Testamenti gjithmonë është gjëja e duhur.

A pritet të ketë ndryshime ky vit për sa i përket ligjit me pronat?

Duraj: Jemi në fazën përfundimtare të zgjidhjes së problemeve me pronën. Problemet me legalizimet po përfundojnë, dhe kjo është një gjë shumë e mirë sepse këto prona po futen në qarkullimin civil. Kjo do të japë një impakt shumë poizitiv ekonomisë. Ata të cilët kanë ndërtuar dhe i kanë zënë këto prona janë pala më e kënaqur.

/vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *