Psikologu dhe padagogu Skerdi Zahaj thotë se ka një fakt studimor që pjesa më e madhe e atyre që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor  janë viktima të abuzimit.

 

Në studion e “Quo Vadis” ai u shpreh se problemet e shëndetit mendor janë ndikuar nga pandemia, e cila sipas tij, është një faktor shtesë.
Zahaj theksoi se duhet të tregojmë kujdes për analizën e sjelljes kriminale.

 

“Problemet e shëndetit mendor janë ndikuar nga pandemia, pandemia është faktor shtesë. Problemet e shëndetit mendor kanë qenë, niveli i lartë i stresit i favorizon. Problemet e shëndetit mendor nuk vijnë nga pandemia, ajo i nxjerr në pah, i favorizon. Duhet të tregojmë kujdes për analizën e sjelljes kriminale”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *