E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 25 minuta më parë
Video · Vendi

Probleme nga moti i keq, gurët bllokojnë rrugën Elbasan-Librazhd

Reshjet e shiut të rëna gjatë natës nuk kanë kaluar pa dëme në disa zona të vendit. Problematike mbetet rruga nacionale Elbasan – Librazhd në vendin quajtur ura e Murrashit ku ka pasur rënie gurësh nga malet. Ato kanë bllokuar rrugën.

 

Gjatë gjithë natës është punuar për largimin e dherave dhe gurëve, për ta bërë rrugën të kalueshme për shoferët.

 

Reklamë

Në qytetin e Vlorës reshjet e shumta shkaktuan jo pak probleme në disa akse rrugore. Ato janë përmbytur gjatë natës.

 

Shkak është bërë bllokimi i kanalizimeve nga qeset plastike dhe mbetjet e tjera qe hidhen nëpër rrugë nga banorët.

 

Ndërkohë në Lezhe, drejtuesit e prefekturës po kërkojnë ndërhyrje nga autoritetet qendrorë për zonën e Torovicës, aty ku si pasojë e reshjeve ka pasur rënie gurësh që kanë rrezikuar edhe jetën e disa familjeve.

 

 

Më shumë video

Reklamë