Subscribe

Sistemi i integruar për menaxhim e çështjeve gjyqësore, qe është ne pune prej 10 vjetësh, sot konsiderohet vjetruar dhe thuajse jashtë funksionit. Ky është konstatimi i EURALIUS-it për sistemin tonë gjyqësor. Ne një raport të fundit, misioni rendit 80 mangësi të mëdha. Më kryesoret janë: mospublikimi i vendimeve gjyqësore në kohë, probleme me dhënien e informacionit statistikor dhe shortin e gjyqtareve. Ministri i drejtësisë Manjani tha se çështjet mund te komprometohen nëse gjyqtaret dihen paraprakisht. Manjani kërkoi që të ketë një baze te dhënash të unifikuar nëpërmjet sistemit të gjurmimit, i cili nuk ekziston as ne institucionet gjyqësore e as tek prokuroria. Aktualisht, sistemi i integruar i informacionit, është në përdorim në të gjithë vendin me përjashtim të gjykatës së rrethit Tiranë, EURALIUS kërkon nga qeveria që të mbështesë këtë nismë, me financime dhe me burime njerëzore.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *