E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Probleme në Mat, kryetari i qendrës së votimit rezultonte i dënuar

Procesi zgjedhor në Shqipëri po shoqërohet me disa incidente të vogla në qendrat e votimit. Në Mat kryetari i Qendrës së Votimit Frankth, Njësia Komsi është ndërruar, pasi ka rezultuar i dënuar.

Ndërkaq, janë shfaqur probleme edhe në Dibër, në qendrën e votimit Fushë Çlidhen, pasi është dëmtuar vula e kryetarit të komisionit.  Anëtarët e KZAZ kanë vënë në dispozicion vulën rezervë.

Burimet bëjnë me dije për “Vizion Plus” se votimi në Bulqizë është duke vijuar normalisht, e njëjta gjë vlen edhe në Klos.

Vazhdo të lexosh

Reklamë