E shtunë, 7 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 10 orë më parë
Video · Vendi

Probleme në disa shkolla të vendit

Kjo është shkolla e mesme e bashkuar në fshatin Rrëmbec, e cila në këtë ditë të parë shkolle, është pa tavolina e karrige.

 

270 nxënës të kësaj shkolle nuk kanë mundur të zhvillojnë mësimin.

 

Reklamë

Ne pamundësi për të vijuar procesin mësimor në shkollën e re, drejtoria arsimore ka gjetur si zgjidhje te përkohshme,vijimin e mësimit ne shkollën e fshatit Plase. Por nxënësit shprehen se shkolla është larg dhe ka kosto.

 

Bashkia e Maliqit ka marrë përsipër koston e transportit te nxënësve, deri sa shkolla e Rrembecit të bëhet funksionale.

 

Megjithëse rikonstruksioni i shkollës ka përfunduar ne afat drejtori i shkollës thotë se prej 7 muajsh, Ministria e Arsimit po zvarrit miratimin e fondit për pajisjen e saj me infrastrukturën e nevojshme.

 

Edhe në Berat 2 shkolla, njëra brenda në qytet dhe tjetra në një fshat të thellë, në Bogovë, janë në kushte skandaloze. Fëmijët e fshatit Nishovë, nxënës të kësaj shkolle shprehen se kushtet nuk kane ndryshuar nga viti i kaluar

 

Në kushte thuajse të njëjta ndodhet edhe shkolla brenda qytetit të Beratit.

 

Më shumë video

Reklamë