Disa persona në fshatin Gjoricë të Bulqizës janë paraqitur në qendrën shëndetësore të këtij fshati me shenja helmimi. Burime nga bluzat e bardha pranë kësaj qendre shëndetësore se personat e paraqitur janë të moshave të ndryshme por me simptoma të njëjta  si të vjella e diarre.

 

Sipas të njëjtave burimeve, janë të paktën 30 persona nga familje të ndryshme që janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Gjoricë.

 

Dyshimet e para janë se helmimi ka ardhur si rezultat i kontaminimit të ujit të pijshëm i rrjetit të ujësjellësit që furnizon gjithë Gjoricën.

 

Nuk dihen shkaqet që kanë sjellë ndotjen e ujit ndërsa mësohet se Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Bulqizë kanë marrë mostrat e ujit për tju bërë analizat, ku ka rezultuar se uji është i ndotur.

 

Nga ana tjetër, mësohet se banorëve iu është kërkuar që të mos konsumojnë për momentin ujë nga rrjeti i ujësjellësit, derisa situata të zgjidhet nga organet përgjegjëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *