E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Probleme me rrugët dhe energjinë/ Balluku: Natë e vështirë…

Moti i keq gjatë natës dhe në orët e para të kesaj te diele ka shkaktuar probleme në mbarë vendin.

Një gjë e tillë eshte njoftuar edhe nga Zv/Kryeministrja Belinda Balluku permes nje postimi ne facebook.

“Kemi pasur natë të vështirë në të gjithë territorin e ????????Shqipërisë. Rreshje me intesitet të lartë, stuhi të vazhdueshme kanë bërë që akset rrugore dhe linjat e shpërndarjes së ⚡energjisë elektrike të jenë akoma dhe tani nën situata komplekse.
Të gjitha ????skuadrat e mirëmbajtjes së ARRSH, OSSHE dhe OST kanë përballuar me sukses çdo problem të sjell nga moti i keq.”, shkruan Ministrja e Infrastruktures dhe e Energjise.

 

Balluku shton se akset kombëtare janë të aksesueshme dhe punohet për t’i mbajtur të hapura, ndërkohë që difektet e linjave të shpërndarjes janë rikuperuar në kohë rekord sa herë stuhia i ka goditur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë