E mërkurë, 16 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Probleme me rrëshqitjen e dherave në rrugët e Rrëshenit

Ilustrim · Vizion Plus

Shirat gjatë ditëve të fundit kanë sjellë probleme të mëdha në disa akse rrugore në vendin tonë.

 

Ditën e sotme si pasojë e rrëshqitjes së dherave në rrugë është bllokuar aksi Rrëshen-Bukmirë.

 

Masivet e dheut kanë rrëshqitur në dy vende të këtij segmenti rrugor duke bërë që lëvizja të paralizohet plotësisht.

 

Ndërkohë punonjësit e bashkisë me mjetet e tyre po punojnë për largimin e inerteve të derdhura në rrugë dhe për hapjen e qarkullimit.

 

Kjo rrugë është ndërtuar rreth 1 vit më parë por përsëri por pavarësisht kësaj pjesa pranë kodrave dhe shpateve të malit nuk është e mbrojtur me rrjetë.

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh