E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Probleme me qarkullimin në të gjithë qarkun e Dibrës, trashësia e dëborës arrin deri në 30 cm

Reshjet e dëborës të nisura gjatë gjithë ditës së sotme kanë shkaktuar probleme me qarkullimin në të gjithë qarkun Diber .

 

Nga mesdita të gjitha rrugët u paraizuan si pasojë e trashësisë së dëborës, ndërkohë që mjetet borëpastruese  të firmave e patën gati të pamundur që ta mbanin situatën nën kontroll dhe për pasojë Rruga e Arbrit u paralizua totalisht duke bllokuar qarkullimin e automjetve nëpërmjet këtij aksi rrugor.

 

Reklamë

DRITAN KURTI-GAZETAR

Për sa i përket aksit tjetër Bulqizë-Peshkopi ,  ka patur shumë problemen sidomos në vendin e quajtur pishat , ku herë pas her ka pasur dalje të makinave nga rruga. Aksi tjetër nacional nga Peshkopia në Kukës thuajse nuk ka funksionuar për shkak të trashësisë së madhe të dëborës e cila atje ka arritur në 30 cm.

 

Ndërkohë që reshjet vazhdojnë paralizimi i qarkullimit në të gjithë qarkun Dibër është prezant megjithëse piolicia rrugore është në terren dhe i ka orientuar ato të përdorin aksin e vetëm nga bulqiza në Klos -Burrel dhe Skuraj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë