Subscribe

Që prej orës 7:00, qytetarë të Fierit i janë drejtuar kutive të votimit për Zgjedhjet Parlamentare. Ata shprehen se nuk kanë patur problem me mënyrën e orientimit në fletën e votimit

Në Roskovec drejtuesja e bashkisë, Majlinda Bufi, ngriti pretendime për prani të personave të paautorizuar në mjediset e qendrës së votimit.

“Tani e vura re dhe tani do e njoftoj. Do kërkoj që këtë gjë ta vej re edhe Komisioni”

 

Ndërkohë, drejtuesi i PD në Fier, Luan Baci, foli për probleme që janë krijuar sipas tij nga punonjës të administratës shtetërore.

“Duke patur parasysh disa problematike të ndodhur dje natën nga disa persona të identifikuar tashmë të administratës dhe drejtues të administratës uroj që të mos e vazhdojnë edhe ditën e sotme dhe mos të krijojnë incidente. Drejtues të insitucioneve me mjete private dhe shtetërore në orë të vonë qarkullojnë, venë nëpër shtëpi. Diku bëjnë presione edhe shantazhe. Diku bëjnë tentativa për të çuar josheje financiare dhe materiale. “

 

Në Lushnje dhe në Karbunarë është pezulluar votimi në disa qendra votimi, për shkak të  problemeve me pajisjeve e identifikimit elektronik. E njëjta situatë ishte edhe në Libofshë.

Ndërkohe, në Berat, përfaqësues të Partisë Demokratike folën për dhunimin e një vëzhguesi të opozitës.

Në qendrën e votimit ku ndodhi ngjarja janë paraqitur edhe forcat policore për të sqaruar situatën.

Ndërkohë, probleme me identifikimin elektronik janë shfaqur dhe në qarkun e Korcës, e kryesisht në Libonik, në Pirg, Podgoricë, dhe Devoll.

Ndryshe nga disa qarqe ku ka pasur problem me pajisjen e identifikimit elektronik, në qarkun e Durrësit situata paraqitet ndryshe. Proçesi vijon normalisht, dhe qytetarët e Durrësit shprehen të kenaqur me formën elektronike të identifikimit.

 

Fluksi i qytetarëve është ndjerë në Elbasan që në orët e para të mëngjesit. Presidenti Meta ka zbritur në qytetin e Elbasanit, ku takimin e parë e ka zhvilluar me kryesuesin e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, gjithashtu bëri paraqitjen e tij në qytetin e Elbasanit, ku shprehu se sistemi po funksionon dhe sëbashku me 50 grupe punë janë duke monitoruar të gjithë proçesin. Edhe në Vlorë proçesi i votimit ka vijuar pa incidente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *