Gjyqtari i Apelit Vlorë, Hysen Saliko është shkarkuar këtë të hënë nga detyra. Vendimi u mor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, për shkak të problemeve në deklarimin e pasurisë.

Saliko e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1994. Deri në vitin 2006, ai ka ushtruar funksionin e kryetarit të Gjykatës Kolonjë, ndërsa më pas është transferuar si inspektor në ish-Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Në 2010, Saliko u emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *