E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Probleme me erën e keqe të këmbëve? Ja zgjidhja

Era e keqe e këmbëve është një fakt shqetësues për ne. Arsyet që mund të ndikojnë në aromën e keqe të këmbëve është djersitja e tepërt, përdorimi i vazhdueshëm në materialet e prodhimit apo mbajtja e këpucëve veshur për një kohë të gjatë.

 

Edhe pse kjo mund t’iu duket diçka e zakonshme, kthehet gjithnjë në një situatë të turpshme. Disa këshilla që ju vijnë në ndihmë për eleminimin e aromës së keqe të këpucëve janë;

 

Reklamë

Kujdesuni për higjienën

Ekspertët rekomandojnë se një nga mënyrat e largimit të aromave të këqija, të mos mbajmë veshur të njëjtat këpucë çdo ditë. Kjo sepse këpucët duhet të marrin ajër, të freskohen dhe kështu do të shmangni lagështinë. Kjo është edhe arsyeja pse mbajnë aromë të keqe.

 

Përdorni pluhur pudër në të dyja këmbët dhe këpucët

Pudra thith lagështirën, kështu që ne ju sugjerojmë që ta aplikoni pas larjes, në thembra të këmbëve për të zvogëluar djersitjen. Gjithashtu, mund të aplikoni pak brenda këpucëve, sidomos në ato që janë të mbyllura si çizmet. Bëjeni këtë gjatë natës në mënyrë që të puthitet sa më mirë dhe aroma e keqe të zhduket plotësisht.

 

Lule kamomili

Lërini disa lule kamomili të thahen dhe vendosini në çanta të vogla me rroba dhe vendosini në këpucët tuaja. Lërini gjatë gjithë natës. Kamomili ka veti të kontrollojë aromën e keqe të shkaktuar nga djersa, lagështinë dhe përhapjen e baktereve.

 

Limon ose lëkurë portokalli

Aromat e agrumeve dhe vajrave natyrore neutralizojnë aromat e këqija, ato gjithashtu veprojnë si agjentë natyrorë antibakterialë. Prisni kokën e dy limoneve dhe futini në këpucë ku i lini për për 12 orë.

 

Sode buke

Është ideale për të thithur lagështinë e grumbulluar brenda. Mjafton të përhapni pak prej brenda këpucëve dhe lëreni të veprojë për 8 orë. Pas kësaj, hiqni mbeturinat dhe për rezultate të mira, përsëriteni procesin 3 herë në javë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë