E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Probleme me energjinë në Lurë, era e fortë këput telat e korrentit

Situata në Njësinë Administrative Lurë në Bashkinë e Dibrës është përkeqësuar më shumë orët e fundit. Rënia e ndjeshme e temperaturave gjatë natës ka krijuar akull në rrugë e kudo. Po ashtu, era e fortë ka thyer pemë duke bllokuar rrugët kryesore të fshatrave.

 

Kanë qenë vetë banorët të cilët kanë asistuar me ndihmë për largimin e tyre nga rruga, që të bëjnë funksionale rrugës.

 

Probleme në këtë zonë ka edhe me energjinë elektrike. Telat përcjellës të rrymës janë këputur nga era dhe pemët që kanë rënë mbi to, duke lënë në errësirë të plotë qindra banorë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë