E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Probleme me energjinë elektrike

Qarku i Tiranës, Durrësit dhe Vlorës, janë me te prekurit nga mungesa e energjisë elektrike, si pasoje e reshjeve te dendura dhe erës se forte. Operatori i Shpërndarjes se Energjisë njofton se energjia është ndërprere kryesisht ne zonat rurale te këtyre qarqeve, pasi era e forte ka rrezuar shtylla tensioni si dhe janë këputur percjellesa te energjisë. Konkretisht, janë 39 fidera pa energji. Kompania njofton se grupet e punës jane ne gatishmëri per rregullimin e defekteve. Ndërkohe qe jane ne furnizim te plote me energji hidrovoret, spitalet dhe institucionet e rëndësisë se veçante. Probleme me furnizimin me energji elektrike janë hasur edhe ne Burrel, Gjirokastër, Korçe e Elbasan.

Vazhdo të lexosh

Reklamë