E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 5 orë më parë
Video · Ekonomi

Pro e kundër Partneritetit Publik-Privat për TVSH-në

Nisma e qeverisë për t’i dhënë privatit shërbimin e monitorimit të procesit se si mblidhet Tatimi mbi Vlerën e Shtuar duhet të ketë si kusht kryesor përfundimin e politikave në rritjen apo uljen e taksave. Duke qënë se llogaritja e pagesës që do të marrë kompania, do të behët në bazë të shtimit në buxhet mbi 11% të vlerës së mbledhjes së TVSH-së, deputetët socialistë thonë se këtu merr fund edhe rritja e taksave. Por demokratët thonë se vendosja e një serveri të ri, që gjurmon rrugën si mblidhet TVSH-ja dhe lufton evazionin fiskal do të dublojë administratën tatimore dhe doganore. Sherefedin Shehu sqaron se pagesa që do të marrë kompania për të mbajtur në punë sistemin i korrespondon një kostoje me të cilën administrata aktuale mban në punë1300 punonjës.
Një tjetër pyetje që PD ngre lidhur me këtë koncesion me Partneritet Publik Privat është çështja se përse Ministria e Financave po rinovon sistemin e IT, kur në fakt është duke paguar një kredi të marrë te qeveria austriake pikërisht për këtë sistem, i cili u ndërrua përpara 3 vitesh? Demokratët argumentojnë se serveri i cili kushton 9.7 milion euro, mund të mbyllej fare mirë me paratë që është paguar asistenca që kanë marrë doganat nga britanikët e “Crown Agents”.

Më shumë video

Reklamë