E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 10 minuta më parë
Kosova

Prizreni “kyçet” brenda, qyteti në heshtje nga koronavirusi/ FOTO

Konfirmimi I 5 rasteve të para me koronavirus në Kosovë, ka bërë që edhe qeveria Kurti të marrë masa drastike për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Në qytetin e Prizrenit, nga një vëzhgim I grupit të xhirimit të Vizion Plus,  të gjitha baret, restorantet dhe dyqane të ndryshme janë mbyllur. Sic mund të shihet edhe nga fotot e mëposhtme njerëzit janë duke qarkulluar në numër shumë të vogël.

Reklamë

Qendra e qytetit të Prizrenit është mjaftë e qetë, me të gjitha lokalet e mbyllura.

Prizreni është një qytet me shumë lëvizje thuajse në të gjithë vitin mirëpo frika nga koronavirusi I ka kycyr banorët, të cilët I janë përgjigjur pozitivisht apelit për të respektuar rregullat e reja dhe daljen sa më pak jashtë.

Reklamë

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë