Subscribe

SPAK ka njoftuar Jamarbër Malltezin për ta marrë nesër në pyetje si person nën hetim. Përfaqësuesuesit ligjorë të Jamarbër Malltezit konfirmojnë se nuk munden të paraqiten në SPAK ditën e nesërme. Antonta Sevdari është në një gjyq tjetër, kurse Klodian Skënderi është jashtë shtetit.

Po ashtu, edhe Sali Berisha, është njoftuar se do të pyetet ditën e enjte nga Prokuroria e Posaçme. Por burime për Vizion Plus bëjnë me dije se edhe avokatët e Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë kërkuar një datë tjetër, për shkak të angazhimeve që kanë. Dy avokatët depozituan kërkesë për shtyrje, parimisht javën tjetër por data ende nuk është përcaktuar, pasi do duhet të vendoset nga SPAK nëse do pranohet apo jo kërkesa.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndaj Malltezit Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për akuzat për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” në Tiranë. Malltezi akuzohet për “korrupsion aktiv”.

Ndërkohë edhe për Berishën, Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për akuzën “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.

Sipas vendimit, Berisha nuk duhet të largohet nga banesa dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën shtëpi me të.

Avokatët e Berishës kanë bërë ankimim në Gjykatën e Posaçme për vendimin e dhënë nga Gjoka. Ata sot kërkuan që Berisha të marrë pjesë në seancat plenare, pasi është ligjvënës./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *