Subscribe

Bërja e pagës minimale 40 mijë lekë do të pasohet nga të tjera vendimmarrje të qeverisë, që synojnë të ndikojnë në rritjen e rrogës së të punësuarve në shtet dhe në privat. Kryeministri Edi Rama tha se një nga mënyrat për të ndalur shfrytëzimin e krahut të punës, është ai i kufizimeve ndaj disa sektorëve, që përfitimet i kanë shumë më të larta se shpenzimet dhe ndërkohë paga e punonjësve është sa minimalja, 40 mijë lekë.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Natyrisht që qeveria në këtë sistem nuk vendos dot pagat. Madje ka dhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese të viteve më parë që e ndalon qeverinë të vendosë paga reference. Duhet të jetë një pagë e cila del nga analiza e vetë tregut dhe del nga vetë operatorët, se fatmirësisht sot ne kemi kompani të cilat ecin me këtë mentalitet që ne duam ta kenë të gjithë dhe ne po japim shembullin vetë si qeveri.

 

Pagat e ulëta janë arsyeja, sipas Edi Ramës, që nga “ka punë, por s’ka specialistë” jemi te “ka punë, por s’ka punëtorë”.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Teoria që po u rrit paga minimale do falimentojë industria dhe duhet të mbarojë, në radhë të parë në mendjen e sipërmarrësve shqiptarë, kapitalistëve shqiptarë filli i logjikës së shfrytëzimit deri në skaj të krahut të punës. Kjo që ne po bëjmë dhe do ta shoqërojmë me masa të tjera është pikërisht një vendosje në krahun e punonjësve për të luftuar bashkë me sipërmarrësit e përgjegjshëm logjikën e shfrytëzimit të krahut të punës.

 

Në mungesë të sindikatave të punëtorëve, ku qeveritë ndër vite janë përpjekur t’i kontrollojnë ato, për punonjësit është menduar që struktura e ndërmjetësim-pajtimit në Ministrinë e Financave të shërbejë edhe si qendër këshillimi për të drejtat që i njeh kodi i punës të punësuarve, veçmas atyre të privatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *