E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Pritshmëri e lartë për gola dhe spektakël në Dortmund vs PSG

Ndonëse reflektorët janë të fokusuar të gjithë tek dueli i “Wanda Metropolitano” mes Atletico Madrid dhe Liverpool, edhe sfida tjetër e mbrëmjes së sotme në Uefa Champions League mes Dortmund dhe PSG është po kaq e fortë.

Dy skuadra që shënojnë shumë dhe që garantojnë emocione të mëdha sot por edhe në takimin e kthimit.

Ndeshja e parë, sonte që do luhet në Gjermani vështirë se sheh një skuadër më të favorizuar se tjetra.Gjermanet në fakt janë një ekip I bukur për tu parë por nuk është ekip aq ekspert saa francezet. Dortmund do të ketë disa mungesa të rëndësishme në këtë takim të parë të 1/8.

Reus dhe Delaney janë të dëmtuar e me gjasë jahstë formacionit titular do të qëndrojë edhe Julian Brandt. Megjithatë Lucien Favre do ti besoje blerjes së janarit Erling Haaland që është në super formë me 9 gola të shënuar në 6 ndeshje.

Reklamë

Në krahun tjetër tek kampionët e Francës, nuk dihet nëse Neymar do ta nisë apo jo nga minuta e parë për shkak të formës jo shumë të mirë fizike e po ashtu dilemma ka edhe për Kimpembe. Të sigurta janë ndërkohe mungesat e Dagba dhe Diallo.

Takimi do te transmetohet ne Tring Sport 2/ HD ne oren 21:00

Vazhdo të lexosh

Reklamë