Vajza e këngëtares së njohur Albërie Hadërgjonaj, Anxhelina, është vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku jo vetëm studion, por edhe po hedh hapat e radhës në karrierën e saj.

 

 

 

Përveç kësaj, Anxhelina nuk i ka mohuar vetes evente dhe festa të ndryshme, në të cilat e kemi parë shpesh edhe nën shoqërinë e personazheve të njohura.

 

 

 

Së fundmi, këngëtarja na ka treguar nëpërmjet disa postimesh në Instagram se po kënaqet në një festë në pishina me miqtë e saj. Ajo që ka tërhequr vëmendje ishte barku i fryrë i këngëtares. Ndërkohë në një tjetër postim, ajo shkruan: “Pregnancy glow/ Shkëlqimi nga shtatzënia” – duke na dhënë idenë se Hadërgjonaj është në një pritje të ëmbël.

 

 

 

Por sigurisht, kjo ishte një shaka nga ana e Anxhelinës dhe këtë e ka treguar edhe vetë me një foto, ku shkruan: “Është e qartë që po bëja shaka”. Ajo thjesht kishte ngrënë më shumë ushqim se ç’duhet…më saktë dy hamburgera.

 

 

 

Fundja, kush do të kursehej në të ngrënë kur është pjesë e festave të tilla?

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *