E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 orë më parë
Video · Vendi

Pritja e veçantë e arbëreshëve për takimin Itali-Shqipëri (video)

Është një vend në Sicili ku ndeshja Itali- Shqipëri po pritet në mënyrë krejtësisht të vecantë dhe ky është “Lugina e Shqiptarëve”.

 

“TG R” ka realizuar një kronikë në “Piana degli Albanesi”, në prag të këtij takimi. Pritjen emocionuese të kësaj përballje e dëshmon dhe biseda me këto fëmijë:

 

Reklamë

– Me zemër ne jemi edhe me Shqipërinë dhe me Italinë.

– Po prindërit per kë bëjnë tifo në shtëpi?

– Ehh

– Sa del ndeshja?

– Ndeshja përfundon në barazim

 

Ndërsa mësuesja e institutit “Skëndërbeg”, Sara Riolo, shprehet se të premten do të mirëpresin futbollistët e kombëtares shqiptare. “Ne, praktikisht, nuk e dimë për kë të bëjmë tifo”, – tregon ajo.

 

“Piana degli Albanesi” është nje nga qendrat e arbëreshëve në Siçili dhe një nga bazat e diasporës shqiptare. Për këtë arsye, Xhovani Bovi, Presidenti i Këshillit Komunal, shprehet se për një ditë e gjithë zona do të bëhet një dhe do vishet me të kuqe, ashtu si flamuri Kuq e Zi.

 

Një nga arbëreshët e italisë shprehet se ata do të jenë bashkë me tifozat kuq e zi në stadium për të bërë tifo për skuadrën e vendit të origjinës. “Ne shpresojmë që kjo të ndodhë”, – shprehet ai.

 

Takimi i fundit Itali-Shqipëri ka qenë një miqësore e luajtur në Xhenova në vitin 2014, e cila është fituar nga të kaltrit 1-0 me gol të Okaka.

 

Më shumë video

Reklamë