E hënë, 14 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Pritja 25-vjeçare e Bujar Zelës

Rikthehet në Tiranë pas një çerekshekulli. Por, nuk ka harruar të marrë me vete artin e gjithë këtyre viteve nga Austria. Bujar Zela i prezanton këtë javë publikut, telajot që kanë pritur vite për t’u ekspozuar në vendin që braktisi 25 vjet më parë. 80 telajo plot ngjyra vijnë në zhanrin e portretit dhe peizazhit, paçka se ai njihet dhe vlerësohet në Austri për skicat bardhezi. Por, teksa shëtisim në botën e tij artistike, vështirë të mos pyesim se ku ndihet më mirë krijuesi i këtyre veprave. Ekspozita që tashmë i dhuruan piktorit emocionet e munguara në vend të huaj, do të qëndrojë e hapur për publikun deri më fundjavë.

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video