E enjte, 8 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Priti Zelensky-n në aeroportin e Rinasit, ministri Hasani: Moment kyç për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka ndarë pamjet nga pritja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale shkruan se ky është një moment kyç i nxitjes së lidhjeve dypalëshe. Po ashtu ministri shprehet se janë në solidaritet me Ukrainën.

Reklamë

“I nderuar të mirëprisja në Tiranë, Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Ky është një moment kyç për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe të qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit të Rusisë”, shkruan Hasani.

Vazhdo të lexosh

Reklamë