Presidenti Donald Trump pritet të shpallë sot vendimin në lidhje me qëndrimin që do të mbajë ndaj marrëveshjes bërthamore më Iranin të nënshkruar në vitin 2015. Trump është treguar shumë kritik ndaj paktit duke e konsideruar atë me të meta të tmerrshme. Nëse presidenti amerikan vendos të tërhiqet, kjo do të jetë goditja më e fortë ndaj trashëgimisë së Obamës dhe mund të shkaktojë një krizë të rrezikshme botërore.

 

Sipas analistëve, nëse Trump tërhiqet nga marrëveshja, kjo i jep atij mundësinë për të çimentuar filozofinë e tij “Amerika e para”, por rrezikon luftën me Iranin. Megjithatë, Trump konsiderohet i paparashikueshëm dhe vendimi i tij mund të surprizojë. Prandaj e gjithë vëmendja, në Uashington, Teheran, Pekin, Moskë dhe kryeqytetet e BE do të fokusohet sot në Shtëpinë e Bardhë.

 

Britania, Franca dhe Gjermania kanë punuar për disa javë në përpjekje për të bindur Trump të mos i kundërvihet paktit. Presidenti amerikan u kishte lenë afat aleatëve perëndimorë që të permiresojne paktin deri me 12 maj. Kreu i Shtëpisë së Bardhë e quan marrëveshjen një “çmenduri” dhe “më të keqen” në historinë e SHBA-ve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *