E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 28 minuta më parë
Bota

“Pritet të dërgojë njerëz në Mars”/ Raketa e Elon Musk rrëzohet gjatë testit

Raketa Starship e multimiliarderit Elon Musk u rrëzua gjatë uljes pas një fluturimi të shkurtër në një lartësi prej 12.5 km.

Sipas lajmi të publikuar nga BB, mjeti fluturues pa pilot, me emrin e koduar SN8, u nis nga baza Boca Chica, në Texas. Ishte fluturimi i tij i parë suborbital në lartësi të madhe.

Musk, gjithsesi u shpreh i kënaqur me eksperimentin.

Kjo ishte prova e parë e hollësishme për raketën që Musk beson se duhet të jetë në gjendje t’i dërgojë njerëzit në planetin Mars brenda gjashtë viteve. Ky prototip me çelik inox u ngrit mbi Gjirin e Meksikës, pastaj u kthye siç ishte planifikuar dhe fluturoi përsëri në juglindje të Teksasit pranë kufirit me Meksikën, ku u rrëzua ndërsa përpiqej të ulej.

Reklamë

 

” Mars, ja ku kemi ardhur !”, Shkroi në Tëitter Elon Musk pas testit.

 

Multimiliarderi megjithatë kishte paralajmëruar se kishte të ngjarë të kishte një aksident gjatë eksperimentit të raketës. Për Musk, Starship është e ardhmja e kompanisë së tij SpaceX.

Vazhdo të lexosh

Reklamë