Subscribe

Nga e marta çmimet e karburanteve pritet të pësojë rritje. Pas fiksimit të tarifave për disa ditë nga bordi i transparencës, burime nga operatorët e tregut pohojnë se nesër një litër naftë do të tregtohet me 221 lekë nga 203 që është aktualisht, ndërsa një litër benzinë 211 lekë nga 206.

 

Kjo rritje, sipas tyre, vjen në të njëjtën tendencë me shtrenjtimin në bursa të karburantit, ku tashmë një fuçi në tregjet e huaja po tregtohet me 113 dollarë, nga 97$ që arriti nivelin më të ulët në fillim të javës së kaluar.

 

Operatorët thonë se këto çmime të paktën do të jenë në fuqi për tre ditë deri të enjten, ndërsa sipas tyre, bizneset po dalin me humbje ndaj dhe çmimet duket se nuk janë të dakordësuara me bordin.

 

Autoriteti i ngritur për të monitoruar tregun e karburanteve ende nuk ka dalë me një vendim zyrtar, por bizneset e hidrokarbureve thonë se ngritja e tij qëllim duhet të ketë transparencën e çmimeve dhe jo përcaktimin e tyre.

 

Akti normativ i miratuar parashikon penalitete për kompanitë në rast mos respektimi të çmimeve, ndaj mbeten të zyrtarizohen cilat do të jenë tarifat e reja e reja të shitjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *