Subscribe

 

Pavarësisht protestave të njëpasnjëshme të banorëve, puna për zgjerimin e Unazës së Re ka nisur.

 

Projekti ka filluar të zbatohet me prerjen e pemëve dhe heqjen e pengesave të tjera që do ti hapin rrugë dhe prishjes së shtëpive.

 

Por gjatë punimeve, bashkë me heqjen e pemëve është bërë dhe ndërprerja e enegjisë për shumë prej banorëve të zonës. Ata kanë dalë sërish në protestë, duke bllokuar pjesërisht rrugën.

 

Protestuesit kërkuan ndërprerjen e punimeve dhe dëmshpërblim të plotë për shtëpitë dhe bizneset e tyre.

 

 

Po ashtu ata kanë paralajmëruar se do të denoncojnë në prokurori drejtuesit e institucioneve qe do te urdherojne prishjet.

 

 

Nderkohe Avokati i Popullit  pas  kerkeses se 200 banoreve te kesaj zone, ka nisur  nje hetim per te verifikuar nese ka shkelje te procedurave qe cenojne te drejten e qytetareve te cilesve u rrezikohet  banesa apo biznesi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *