Subscribe

Tensione në Prishtinë pas përleshjes se policisë me një grup studentësh, të cilët kanë vendosur një pankartë pranë një Kishe Ortodokse, e cila ndodhet në oborrin e Universitetit. Aktivistet thonë se kjo kishe e ndërtuar nga Millosheviçi cenon hapësirën universitare. Por policia qe ishte vendosur per te parandaluar dëmtimin e objektit, eshte përplasur fizikisht me tubuesit, disa prej te cilëve janë arrestuar. Ata kanë larguar pankartën e vendosur te porta e kishës. Disa prej tubuesve, janë lene te lire. I menjëhershëm ka qene reagimi i lëvizjes Vetëvendosje. Kreu i partisë me te madhe opozitare Visar Ymeri, ka dënuar ashpër dhunën e ushtruar nga forcat e rendit ndaj studenteve, vetëm për një pankartë. Ai tha se mbështet protestën, pasi ky objekt simbolizon planet e Millosheviçit per spastrim etnik te shqiptareve ne Kosove dhe cenon hapësirën universitare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *