E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Prishtinë/ Spitali pezullon operacionet jo urgjente, vëmendja tek koronavirusi

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar, ka njoftuar se ka pezulluar punën në ambulanca specialistike dhe ka pezulluar operacionet dhe procedurat e tjera jo urgjente.

Ky vendim, sipas këtij institucioni, vjen pas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë publike, me qëllim të mbrojtjes nga koronavirusi i ri.

Reklamë

 

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar, njofton të gjithë qytetarët se, bazuar në Qarkoren Informative të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe në rekomandimet e Instiutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për t’u mbrojtur nga Covid-19, ka pezulluar, deri në një vendim tjetër, punën në ambulanca specialistike dhe ka ndërprerë programin elektiv (jo urgjent) të operacioneve dhe procedurave tjera terapeutike dhe diagnostike.Do të trajrohen vetëm rastet emergjente.
Ky vendim vlen deri në një vendim tjetër.

 

Pese persona deri tani kane rezultuar pozitiv ne testet per COVID-19 ne Kosove.

 

Qeveria ka marre masa drastike duke mbyllur kufijte, pezulluar transportin publik dhe mbylljen e shkollave, bareve, bizneseve dhe restoranteve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë