E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Prishtinë/ Infermierët e mamitë në protestë, kërkojnë dyfishin e pagës për turnet e natës

Dhjetera infermierë protestuan para ndërtesës së qeverisë në Prishtinë mëngjesin e kësaj të hëne.

Duke respektuar mbajtjne e maskës dhe distancës fizike, infermierët dhe mamitë, kërkuan plotësimin e kërkesave të tyre për rritjen dhe vlerësimin e punës në kohë pandemie.

KUJTIM HAVOLLI

KREU I SINDIKATES SE INFERMIEREVE

Reklamë

“Turni i trete, njëherësh dhe më i vështiri, të vlerësohet nga 18 euro në 36 euro ne nate”

Në mënyrë simbolike, ata dorëzuan mantelet e bardha para ndërtesës së qeverisë.

Sindikata e infermierëve, mamive dhe profesionistëve në Kosovë kërkon që qeveria të trajtojë me prioritet kërkesat e tyre, pasi ndodhen në vijën e parë të frontit të luftës me koronavirusin.


Më shumë video

Reklamë