Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar qendrimin e kryeministrit Edi Rama për vendosjen e reciprocitetit e targave me Serbinë nga ana e qeverisë së Kosovës.

 

Për Vasilin, kreu i qeverisë ka shumë frikë t’i thotë Serbisë të zbatojë dhe BE-së t’i kërkojë të ushtrojë trysni mbi të.

 

 

“Reciprociteti, Rama pro Serbise….si gjithmone! Edi Rama thote: “Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”. Sepse ka shume frike te thote: Serbia te zbatojë dhe BE te trysnojë. Edi Rama i kerkon Kosoves te dialogoje kur ajo ka plotesisht te drejte dhe reciprociteti eshte barazi dhe jo vasalitet. Barazia nuk dialogohet, por implementohet. Edi Rama ka frike dhe kjo eshte tashme e ditur, qe t’i thote cope Sebise: zbato e prano reciprocitetin sepse ka vdekur enderra e nje Serbie te privilegjuar dhe nje Kosove te nenshtruar. Ndaj edhe ne kete rast Edi Rama flet e shprehet, sikur ngjarjet lidhen me shtete e realitete ne fund te botes e jo per Kosoven dhe vellezerit tane kosovare perballe nje Serbie agresive e te prapambetur ne politikat e saja arkaike te nacionalizmit te semure dhe krenarise shoviniste.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *