Subscribe

Në Europë ka qëndrime të ndryshme për korrigjimin e mundshëm të kufijve të Kosovës. Brukseli zyrtar shprehet se është ende herët për të folur për detajet e bisedimeve Kosovë –Serbi. Ajo konsiderohet si marrëveshja më e komplikuar dhe e dhimbshme në rajon.

Por e rëndësishme për Bashkimin Europian është që kompromisi të sjellë stabilitet në rajon, si një parakusht për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

 

Federica Mogherini: Ne i dimë vështirësitë, te cilat nuk i kemi fshehur kurrë dhe i kemi ende përpara nesh. Por vlerësoj vendosmërinë për të zgjidhur përfundimisht marrëveshjen  më të komplikuar, më të dhimbshme dhe me më shumë pasoja në rajon. 

 

Johannes Hahn: Ne jemi pro çdo zgjidhjeje qe do te sillte stabilitet ne rajon. Është herët per te diskutuar, ka mendime dhe shqetësime pikante nga vende të caktuara, por ka gjera te tjera qe duhet te diskutohen me pare ne marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës. Përpara se te integrohen ne BE duhet te zgjidhen konfliktet dypalëshe. 

 

Nga ana tjetër Gjermania  refuzon shkëmbimin e territoreve si zgjidhje për konfliktin prej dekadash mes Serbisë dhe Kosovës.

 

Heiko Maas: Diskutimet për shkëmbime territoresh mes Kosovës dhe Serbisë nuk çojnë në drejtimin e duhur. Këto diskutime mund të hapin shumë plagë të vjetra në popull.

 

Kryediplomatët e Serbisë dhe Shqipërisë gjykojnë se marrëveshja do të sillte stabilitet në rajon dhe integrim në BE.

 

Ivica Daçiç: Serbia është e angazhuar te arrije nje kompromis ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, pasi kjo do te sjelle stabilitet ne rajon. Gjithashtu do te hape rruge integrimit tone ne BE, por ne nuk jemi te sigurt deri sa kjo gjë te ndodhe.

 

Ditmir Bushati: Është i rëndësishëm që të vijojë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit. Procesi është delikat, por Komisioni Europian po e vlerëson bashkëpunimin mes dy vendeve.

 

Në fazën e nxehtë të bisedimeve të dyja palët si Kosova ashtu dhe Serbia kanë marrë garancinë nga SHBA për mbështetje maksimale deri në finalizimin e marrëveshjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *