Subscribe

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, nuk e ka mirëpritur draft statutin e propozuar nga kryeministri Edi Rama për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

 

Në një intervistë për Al Jazeera Balkans, Bislimi u shpreh se Kosova nuk kërkoi ndihmë sa i përket hartimit të një drafti të tillë për Asociacionin.

 

“Diskutimet apo negociatat janë mes Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit të marrëdhënieve. Këto negociata janë mes kosovarëve dhe serbëve. Nëse përfaqësuesit e Republikës së Kosovës kanë nevojë për përkrahjen nga miq dhe ndërkombëtarë…në këtë pikë ne nuk kërkuam që dikush të na ndihmojë për draft statutin. Për këtë arsye, nga përspektiva ligjore ky propozim ka zero relevancë.”

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u dërgoi një draft për Asociacionin presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Rama bëri të ditur se dokumenti është konfidencial, por është shprehur i bindur se është një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar, që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe.

 

Të premten, burime diplomatike nga Brukseli e vlerësuan dokumentin si serioz dhe të një cilësie të lartë. Ndërsa zëdhënësi i Komisionit Europian, Peter Stano, tha se çdo propozim konstruktiv që i shërben zgjidhjes së problemit, është i mirëseardhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *