E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Prishtina kërkon lirimin e ish-luftëtarit të UÇK Dugolli

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gafurr Dugolli, është arrestuar nga policia maqedonase. Urdhri i ndalimit te tij është ekzekutuar pas riaktivizimit të fletarrestit të palës serbe, e cila është lëshuar që nga viti 2010. Për këtë ndalim Shkupi zyrtar ka njoftuar dhe Ambasadën e Kosovës, duke thënë se akuza e fletarrestit të autoriteteve serbe është ajo e krimeve të luftës. Ndërkohë përmes nje komunikate, qeveria e Kosovës ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të shefit të protokollit në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gafurr Dugolli, nga ana e autoriteteve maqedonase. Sipas palës kosovare këto urdhërarreste janë jo të ligjshme.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë